Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se PD është anëtare e asociuar e PPE dhe jo me të drejta të plota, pasi vendi nuk është anëtar i BE-së.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, pas publikimit të dokumentit të PPE, Shehu deklaroi se si anëtare e asociuar PD, nuk ka pasur asnjëherë të drejtë vote dhe nuk ka të drejtë vote.
Për ish-ministrin e Jashtëm, e gjithë zhurma është artificiale, pa asnjë përmbajtje sepse asnjëherë PD nuk ka votuar.
“PD është anëtare e asociuar e PPE dhe jo anëtar me të drejta të plota sepse anëtar me të drejta të plota janë vetëm partitë anëtare të BE-së. Si anëtare e asociuar nuk ka pasur asnjëherë të drejtë vote dhe nuk ka të drejtë vote. Pra, nuk mund të akuzosh kërrkënd dhe nuk mund të thuash sot pse nuk ka të drejtë vote. Kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së dhe PD do ketë të drejtë vote.
E gjithë zhurma është artificiale, kot, pa asnjë përmbajtje sepse asnjëherë PD nuk ka votuar.
Atje ka disa kolegë që na përfaqësojnë, pavarësisht mosmarrjes së një ftese zyrtare si pasojë e problemeve të PD-së, gjë që e ka bërë PPE-në të mbajë një qëndrim në pritje dhe krejt neutral për situatën”, deklaroi Tritan Shehu./m.j