• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri mijëra vjeçar: Çfarë fshihet brenda piramidave të lashta të fisit Maja?

by Java News
30/05/2022 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si piramidat e Egjiptit të lashtë, edhe ato të ndërtuara nga Majat përmbanin thesare dhe varreza me shumë pasuri të vendosura pranë eshtrave të të ndjerit. Por shpeshherë ato përmbanin edhe objekte më të çuditshme, si për shembull piramida më të vogla brenda piramidave më të mëdha.

Për shembull, piramida e “El Castillo”, në Çiçen Ica në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide brenda një piramide, tamam si kukullat ruse, matrioshkat.

“Kur mbërrinin në një vend të banuar dhe më pas të braktisur, banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, nuk i shkatërronin strukturat e vjetra”- thotë Andres Tehero-Andrade, profesor në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM) i cili ka studiuar dhe shkruar gjerësisht për “El Castillo”.

Ata ndërtonin një strukturë të re mbi aktualen, dhe kjo sipas tij ishte edhe arsyeja pse “El Castillo” ka këtë strukturë si kukullat e famshme ruse. Por kjo praktikë nuk ishte unike për “El Castillo”.  Edhe piramidat e tjera Maja dhe jo Maja kanë këtë lloj strukture, thotë Denisa Lorenia Argote Espino,  studiuese në Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë të Meksikës (INAH).

Espino thekson se ndërtimi i një piramide në majë të një piramide tjetër “ishte një praktikë e zakonshme në kohët parahispanike (pra para mbërritjes së spanjollëve), dhe se “strukturat kryesore në vendbanimet e banuara prej kohe të gjatë, kanë zakonisht disa faza ndërtimore”.

Gjithsesi, piramida të tilla nuk janë gjërat më të zakonshme që gjejnë arkeologët në piramidat Maja. Ndërsa disa tempuj Maja përdoreshin për rituale, të tjerët shërbenin si varre për sundimtarët ose personat e tjerë që i përkisnin elitës. Këto varrime përmbanin objekte të tilla si maska nefriti (për të ndjerin), rruaza nefriti, maja të mprehta obsidiani, dhe bishtin  kockor të një peshku, të cilat ishin simbol i vetëflijimit për Majat e lashtë.

Këto të fundit lidheshin me praktikat vetëflijuese, pasi ndonjëherë ato vendoseshin nëpër veshë, faqe, buzëve, gjuhë dhe penis, dhe gjaku që dilte përdorej për të lyer me të statujat e hyjnive.  Majat e lashta i vlerësonin objektet e bëra nga lëkurat.

Një nga shembujt më të famshëm është një fron i bërë me lëkurën e jaguarit, i gjetur në piramidën “El Castillo”. “Maja klasike e vlerësonin lëkurën e jaguarit për vlerën dhe bukurinë e tij, por edhe si diçka me rëndësi të madhe simbolike”– shkroi Karl Taube, profesor antropologjie në Universitetin e Kalifornisë në një artikull të vitit 2005, të botuar në revistën “Ancient Mesoamerica”.

Ai shtoi se nefriti ishte një komponent i rëndësishëm i riteve funerale, dhe i ritualit të thirrjes së Perëndive dhe paraardhësve të vdekur. Piramidat Maja përmbanin shumë objekte të tjera të jashtëzakonshme. Për shembull, një piramidë në San Bartolo, Guatemalën Veriore, përmban një fragment të atij që mund të jetë kalendari më i hershëm i Majave i gjetur ndonjëherë, dheqë daton më shumë se 2200 vjet më parë.

Një piramidë në Çopan, Honduras, ka një mbishkrim të madh, i cili përmban më shumë se 2000 glife Maja të gdhendura në shkallët e saj. Mbishkrimi tregon historinë e sundimtarëve Çopan. Majat përdornin një sistem shkrimi, që nganjëherë quhet “hieroglif i majave”. Ky sistem shkrimi ka glife, të cilat përfaqësojnë tinguj që formojnë fjalë që studiuesit mund t’i lexojnë dhe përkthejnë. / LiveScience – Bota.al

Next Post
Emri/ Gjendet 21-vjeçarja që braktisi foshnjën, vjehrri e denoncoi të humbur. Nusja: Jam në Vlorë s’kthehem më tek djali yt

Emri/ Gjendet 21-vjeçarja që braktisi foshnjën, vjehrri e denoncoi të humbur. Nusja: Jam në Vlorë s'kthehem më tek djali yt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com