Burime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja e gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.
Raportohet se fëmija ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare Valmira Hasimllari, e cila vuan nga sëmundje e rëndë e shëndetit mendor.
Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë. Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të vijuar më tej hetimet për 40-vjeçaren.
/a.r