• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK i sekuestroi pasurinë, shtyhet gjyqi për ish-gjykatësin e Kushtetueses

by A R
30/05/2022 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 korrik gjyqin për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Shkak për këtë vendim është bërë mosparaqitja nga SPAK e ekspertizës së kërkuar nga Gjykata mbi bilancin e të ardhurave dhe pasurisë së Lulos.

Pak javë më parë SPAK kaloi për gjykim, ish-anëtarin tjetër të Kushtetueses Bashkim Dedja me të njëjtat akuza.

3 herë është kthyer nga togat e zeza dosja në ngarkim të ish-zyrtarit.

Për herë të parë është bërë më 16 shtator të vitit të kaluar, ku Gjykata e Posaçme i ktheu SPAK dosjen e Lulos dhe kërkonte thellim të hetimeve pasi konstatoi të meta të mëdha. Pas kësaj me të njëjtin argument dosja u kthye edhe dy herë të tjera, ndërsa këtë të hënë u vendos që ti jepet Prokurorisë së Posaçme një muaj e gjysëm kohë për të përgatitur akt-ekspertizën, gjë e cila ishte planifikuar të paraqitej sot.

SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë gjë e cila çoi në sekuestrimin e pronës së tij.

Disa muaj më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi sekuestro mbi pasurinë në zotërim të Fatos Lulos, me sipërfaqe 172 m2, e llojit njësi/dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Ndërkohë ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.

/a.r

Next Post
“Dyshoj se më droguan”/ Flet nusja nga Librazhdi, pasi vjehrri e kapi “mat” me të dashurin: Ma mbushën mendjen, unë rrija në katin e dytë

"Dyshoj se më droguan"/ Flet nusja nga Librazhdi, pasi vjehrri e kapi “mat” me të dashurin: Ma mbushën mendjen, unë rrija në katin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com