Roma 1-0 Feyenoord
Ndeshja mes Romës dhe Feyenoord po zhvillohet në Air Albania. Sapo ka ‘shpërthyer’ festa te italianët pasi Zaniolo ‘gjeti’ golin e avantazhit për Romën.
Sakaq, atmosfera është mjaft e bukur, me mbrëmjen e sotme që premton spektakël. Minutat e para panë holandezët më me iniciativë, por pa rrezikuar shumë portën rivale.
Në minutën e 24-të, Pellegrini nis një top për Zaniolon, por ky i fundit nuk e mbërrin dot. Shans i mirë, i shpërdoruar.
Në të 32-tën, Zaniolo përfiton mirë në zonë dhe shënon. Gjithçka nis nga Mancini, që dërgon një assist në limitet e perfeksionit.
/e.d