Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë dhunuar fizikisht dy efektivë policie.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme kur 35-vjeçari Gaqo Gjini dhe 25-vjeçari Lorenc Gjini, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë.
Më pas kanë filluar të godasin me grushte duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.
Ata janë arrestuar në flagrancë ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.