E prekur dhe e përlotur, Anjeza nis të flasë shumë e emocionuar në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për atë që pretendon tradhti nga bashkëjetuesi i saj, Alfredo. Ky i fundit, është italian, 72 vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën, por në shtëpinë e tyre ka një konflikt të madh sepse ajo beson se e tradhton. Këtë e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi. Nga ana tjetër e studios së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Alfredo e kundërshton Anjezën duke e quajtur të kotë akuzën e saj.
Anjeza: Pas 15 vitesh gjej diçka që më ka prekur shumë, si në shpirt edhe në jetë: tradhtinë. Nuk e prisja këtë gjë.
Alfredo: Po kur ka ndodhur kjo gjë? Kur ka ndodhur? Kur të kam tradhtuar unë ty?
Anjeza: Unë kam prova…
Alfredo: Cilat prova?
Anjeza: Do të hyja në shtëpinë time dhe gjej një tjetër.
Alfredo: Do t’i shohim këto prova.
Anjeza: Është shumë e rëndë.
Alfredo: Nuk ekziston kjo gjë.
Jam nënë e dy fëmijëve, kam djalin dy vjeç, të voglin pesë vjeç. Më ke tradhtuar! 15 vjet bashkë! Për mua nuk është e lehtë nëse s’të lë ti shohësh fëmijët, jo, nuk e lejoj.
Alfredo: Ka dy muaj që unë nuk i takoj fëmijët, më ke lënë jashtë dhe jam sëmurë. Për asgjë!