Ekspertët e mjedisit kanë sqaruar fenomenin e rrallë që ndodhi në Plazhin e Velipojës.
Drejtori Rajonal i Mjedisit, Bardhok Frroku ka shpjeguar se uji i detit ka marrë ngjyrë të verdhë për shkak të pjalmit të pishave që ndodhen në afërsi të bregut.
Frroku ka qetësuar pushuesit dhe është shprehur se përveç ngjyrës, fenomeni nuk krijon asnjë problem.
Dukuria në vijën bregdetare u vu re nga pushuesit në orët e para të mëngjesit ndërsa instancat janë vënë në lëvizje për të monitoruar situatën.
/a.r