Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilëson të vdekur politikisht Sali Berishën, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së e quan realitet politik që nuk mund ta mohojmë.
“Me muaj kam thënë që opozita është në një situatë të rëndë, në një shkërmoqje për dinamikën politike. Opozita tashmë është e përçarë nuk na vjen mirë por nuk është problemi ynë.
E para se nuk arriti të krijojë një lidership pas ikjes së Berishës në 2013.
Ka një pjesë e cila shkon pas Berishës, por për të kaluarën e tij dhe për non gratën që ka marrë, nuk premton të ardhmen sipas meje.
Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e PD nesër për kreun e partisë, mund të them që është zgjedhja e demokratëve.
Por nga pikëpamja politike për demokratët nuk premton asgjë dhe do ketë kapacitete të cunguara për të arritur vendimmarrje dhe marrëveshje në dobi të këtij vendi, se Shqipëria është e ndërlidhur me interesat euroatlantike, jemi një vend i vogël i ndërvarur.