Nga Lekë Tasi
Qysh kur u hap për publikun Teatri i Operas i rindërtuar me parametra teknikë të nivelit bashkohor, miqve të muzikës u ësht dhënë rasti të shijojn çfaqje të zhanreve dhe në salla të ndryshme, baleti ‘’Sylfidet’’ në Teatrin e Operas, koncertet simfonike në Teatrin Turbina, për tu shënuar ai me dirigjent dhe solist finlandezë, dhe pjesë e programit i famshmi koncert për violinë e orkestër e Jan Sibelius, koncertrecitalet me muzikë dhome në Teatrin Metropol dhe në UART (salla e hyrjes) M.Gjollma piano, Elvis Rudi flaut, D.Laro dhe A. Selita violonçel, kurse sintezat me krijimtari dhe përkujtim të kompozitorëve tanë dhe të huaj, Ç. Zadeja e Bojan Adamiç (sloven që punoi pranë Radio Tiranës në 1946-47) dhe për krijimtarinë e H.Zacharian, në sallën e Akademis së Shkencave. Kryesorja: dy ditë me rradhë në dt 15-16 Maj u dha në sallën hyrëse të UART opera e Henry Purcell ‘Dido dhe Enea’ , premierë absolute nga studentët e këtij universiteti me dirigjent Suzana Turku dhe regjisor Rozi Kostani. Niveli i performancës nga studentet e kantos, soliste dhe koriste (mbizotëronin zërat femnorë) qe i tillë sa mund të përfaqësojë në embrion nivelin e këngëtarëve tanë që aktualisht nderojn Shqipërinë dhe Shkollën ku patën filluar, në skenat më prestigjioze të botës. Rolet kryesore Dido –Elita Hoxha dhe Enea-Diego Zelka, po dhe secila nga solistet e tjera dhe e pjesëmarresve në kor, sidhe kuarteti i harqeve plus klavicembalo, patën një intonacion të një pastërtie të lartë, kristaline guxoj të them, së paku të tillë sa mund të haset në çdo teatro me emër e me stazh të gjatë në botë. Sensi i ansamblit dhe i lëvizjes skenike dhe dancit, disenjo e veshjevet, qenë të tilla sa këtë spektakël mund në perspektivë ta çojn edhe në skena evropiane, ashtu si u çfaq, pa i hequr asgjë! Ngjan se gjat dy vjet mbyllje, shkolla jonë e kantos dhe teatrit, i ka pregatitur në fshehtësi një surprizë të paprecedent publikut, që sëbasku me idenë e Ministris së Kulturës për një hyrje të lirë kudo në sallat ku luhet muzikë, do të shprehë në shtrirje dashurinë për të. I bëj jehonë me këtë rast të Përndershmit Gjergj Meta që e sintetizoi kulturën-makth që erdhi duke mbuluar shoqërin tonë në tranzicion si ‘’adhurim për të ‘fortin’ të shoqëruar me Tallava!’’. Diametralisht e kundërta e saj, dhe që do të bëhet zbehëse-shkulëse e kulturës së krimit e shëmtis , ësht kjo performancë fine që pamë dy mbrëmje rresht në këtë spektakël, jo vetëm për nivelin e saj artistik, po dhe për gëzimin rinor të artistëve mbas çfaqjes, një gëzim dhe entusiazëm që bashkon pasionin për artin e madh, me mirënjohjen për punën dhe dijen e drejtuesve. Kjo eufori, masive tani kundrejt asaj të para 15O vjetve më parë, të kufizuar në pak të rinj në Shkodrën e kolegjeve, me mësues aktivë dhe të pasionuar, që nga Giovanni Canale, te Martin Gjoka, Palok Kurti, dhe një brez më pas, kur Lodovik Naraçi, Tefta Tashko Koço, Maria Paluca Kraja, Gjyzepina Kosturi, Lola Gjoka ,Tonin Guraziu, Znj Melgushi etj. nisën tu mësonin muzikën fëmijëve nëpër klasa. Prapambetja e vendit nisi të davaritet përmes këtyre pionierëve , të cilve iu shtuan mësues të huaj që i kishte prurë lufta si ushtarakë W.Caletti, Josef Pfofe, Giovanni Fiore, sidhe nxënsit e të parëve të kthyer nga studime jashtë , Mustafa Krantja, Sofokli Paparisto, Lam Petrela,Ymer Skënderi, Genc Bogdo, Isuf Lato, Isuf Spahiu, Ramazan Kapunja, Gjovalin Shestani, Pjetër Gaci, Tonin Harapi, Gjovalin Lazri, Albert Paparisto, Çesk Zadeja,Tish Daija, Hamide Stringa, Shpresa Nishani, Luk Kaçaj, Gaqo Çako, Avni Mula, Ramiz Kovaçi. Të huaj si pëdagogë erdhën rusët J.Utkin, B.Skoblo, Tamara Njizhnjikova, Nina Kuklina, kinezi Chen, hungarezia Maria Rafael,Çekosllovaku Vladislav Topinka, më herët kroatët A.Fuçkar, Pomykalo, i lartpërmenduri Adamiç.
Në çdo rrethanë politike, paqe, lufte, lirie o dhune, individi, veçanërisht artisti ose mik i artit ësht po ai, një i magjepsur që nuk do ti pritet magjia. Shkurt ata duan të realizojn veten, dhe e dijn që shtimi i rradhëve, e bën atë aspiratë më të realizueshme, në luftë me ngacmimet, bezdisjet e deri ndalimin e përndjekjen. Ata mund të bëhen faktor i përmirësimit , ndaj shtimi i publikut mund ta thyejë lojën e të qënit thjesht variabël i funksionit –urdhër nga lart që don ti përdorë. Ka pasë momente të tilla mbrapshtie, kur edhe artisti ësht bërë vullnetarisht lojtar politik, dhe kjo ka çuar në favorizime personash dhe në dëm të artit, pra plaga nga e cila duam të dalim si shoqëri. Orkestra, solisti, kori neveriten, këtu qëndron shprehja ‘’Art për art’’ që do të thotë izolim meqë s’ duron dot më, po edhe pavarësi e lidhje më të forta me publikun. Lufta me anë të cilsis magjike ia pëlcet cipën viskoze asaj gërbulje që mbulon aktualisht periferinë por edhe lokalet e qendrës në planet e tyre për vrasje me pagesë me objektiv makinat luksoze. Me anë koncertesh të tilla cilësore, me digjime muzike në shkolla fillore dhe të mesme, me vizita të rinis në muzeume e studim të fortë, shkulja e ngadalshme e rjetit kanceroz, do të sjellë një shërim të pjesshëm por të qëndrueshëm në tru të elitës, e vetmja që mund të organizojë zbutjen e pjesës tjetër të shoqërisë, që ende e sheh burrninë tek klithmat histerike dhe besnikërinë tek vrasja për to, siç po e shohim. Të posadalë nga një sistem i dhunshëm, njerzit s’mund të kuptonin se si hiqet dalldia që i pat zaptuar, të kërkesave për të drejtat e tyre me britma e pranim të dhunës së liderve peshkues në ujë të turbull. Kjo s’arrihet pa kaluar në këtë përpunim estetik që i vë kufi vetes në lakmit e saj. Një utopi mund të thuash, mospërkim flagrant kohor mes afateve të dy alternativave ..Veçse nga artistët pedagogë të lartpërmedur, asnjë s’do të preferonte intrumentalizimin nga dikush në vend të instrumentit o zërit që posedonte. Kanë duruar në heshtje për hir të artit. Dhe fjala nuk ësht vetëm tek muzika Esht një përballje që të sjell në mend se sa e vërtetë del fjala e Shekspirit ‘Though things of foul wear brows of grace, yet grace must look so’, e cila, e kthyer shqip për rastin tonë aktual mund të thuhet ‘Sado që horri të vishet si zotni, prap zotnia duhet të mbetet i tillë’.Le të përfitojm nga favoret që na jep ministria, të cilat ngjajn të mbajn gjatë..