• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opera “Dido” dhe “Enea” në UART

Aktiviteti artistik në kuota më të larta cilësie (tani mbas mbylljes) kundrejt atyre të para dy vjetëve

Java News by Java News
21/05/2022 19:45
Opera “Dido” dhe “Enea” në UART
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lekë Tasi

Qysh kur u hap për publikun Teatri i Operas i rindërtuar me parametra teknikë të nivelit bashkohor, miqve të muzikës u ësht dhënë rasti të shijojn çfaqje të zhanreve dhe në salla të ndryshme, baleti ‘’Sylfidet’’ në Teatrin e Operas, koncertet simfonike në Teatrin Turbina, për tu shënuar ai me dirigjent dhe solist finlandezë, dhe pjesë e programit i famshmi koncert për violinë e orkestër e Jan Sibelius, koncertrecitalet me muzikë  dhome në Teatrin Metropol dhe në UART (salla e hyrjes) M.Gjollma piano, Elvis Rudi  flaut, D.Laro dhe A. Selita violonçel, kurse sintezat me krijimtari dhe përkujtim të kompozitorëve tanë dhe të huaj, Ç. Zadeja e Bojan Adamiç (sloven që punoi pranë Radio Tiranës në 1946-47) dhe për krijimtarinë e H.Zacharian, në sallën e Akademis së Shkencave. Kryesorja: dy ditë me rradhë në dt 15-16 Maj u dha në sallën hyrëse të UART opera e Henry Purcell ‘Dido dhe Enea’ , premierë absolute nga studentët e këtij universiteti me dirigjent Suzana Turku dhe regjisor Rozi Kostani.   Niveli i performancës nga studentet  e kantos, soliste dhe koriste (mbizotëronin zërat femnorë) qe i tillë sa  mund të përfaqësojë në embrion nivelin e këngëtarëve tanë që aktualisht  nderojn Shqipërinë dhe Shkollën ku patën filluar, në skenat më prestigjioze të botës. Rolet kryesore Dido –Elita Hoxha dhe Enea-Diego Zelka, po dhe secila nga solistet e tjera dhe e pjesëmarresve në kor, sidhe  kuarteti i harqeve plus klavicembalo, patën një intonacion të një pastërtie të lartë, kristaline guxoj të them, së paku të tillë sa mund të haset në çdo teatro me emër e me stazh të gjatë në botë.  Sensi i ansamblit dhe i lëvizjes skenike dhe dancit, disenjo e veshjevet, qenë të tilla sa këtë spektakël mund në perspektivë ta çojn edhe në skena evropiane, ashtu si u çfaq, pa i hequr asgjë! Ngjan se gjat dy vjet mbyllje, shkolla jonë e kantos  dhe teatrit, i ka pregatitur në fshehtësi një surprizë të paprecedent publikut, që sëbasku me idenë e Ministris së Kulturës për një hyrje të lirë kudo në sallat ku luhet muzikë, do të shprehë në shtrirje dashurinë për të.  I bëj jehonë me këtë rast të Përndershmit Gjergj Meta që e sintetizoi kulturën-makth që erdhi duke mbuluar shoqërin tonë në tranzicion si ‘’adhurim për të ‘fortin’ të shoqëruar me Tallava!’’. Diametralisht e kundërta e saj, dhe që  do të bëhet  zbehëse-shkulëse e  kulturës së krimit e shëmtis , ësht kjo performancë fine që  pamë dy mbrëmje rresht në këtë spektakël, jo vetëm për nivelin e saj  artistik, po dhe për gëzimin rinor të artistëve mbas çfaqjes, një gëzim dhe entusiazëm që bashkon pasionin për artin e madh, me mirënjohjen për punën dhe dijen e drejtuesve. Kjo eufori, masive tani kundrejt asaj të para 15O vjetve më parë, të kufizuar në pak të rinj në Shkodrën e kolegjeve,  me mësues aktivë dhe të pasionuar,  që nga Giovanni Canale, te Martin Gjoka, Palok Kurti, dhe një brez më pas, kur Lodovik Naraçi, Tefta Tashko Koço, Maria Paluca Kraja, Gjyzepina Kosturi, Lola Gjoka ,Tonin Guraziu, Znj Melgushi etj. nisën tu mësonin muzikën fëmijëve nëpër klasa. Prapambetja e vendit nisi të davaritet përmes këtyre pionierëve , të cilve iu shtuan mësues të huaj që i kishte prurë lufta si ushtarakë W.Caletti, Josef Pfofe, Giovanni Fiore, sidhe nxënsit  e të parëve të kthyer  nga studime jashtë , Mustafa Krantja, Sofokli Paparisto, Lam Petrela,Ymer Skënderi, Genc Bogdo, Isuf Lato, Isuf Spahiu, Ramazan Kapunja, Gjovalin Shestani, Pjetër Gaci, Tonin Harapi, Gjovalin Lazri, Albert Paparisto, Çesk Zadeja,Tish Daija, Hamide Stringa, Shpresa Nishani, Luk Kaçaj, Gaqo Çako, Avni Mula, Ramiz Kovaçi. Të huaj si pëdagogë erdhën rusët  J.Utkin, B.Skoblo, Tamara Njizhnjikova, Nina Kuklina, kinezi Chen, hungarezia Maria Rafael,Çekosllovaku Vladislav Topinka, më herët kroatët A.Fuçkar, Pomykalo, i lartpërmenduri Adamiç.

Në çdo rrethanë politike, paqe, lufte, lirie o dhune, individi, veçanërisht artisti ose mik i artit  ësht po ai, një i magjepsur që nuk do ti pritet magjia. Shkurt ata duan të realizojn veten, dhe e dijn që shtimi i rradhëve, e bën atë aspiratë më të realizueshme, në luftë me ngacmimet, bezdisjet e deri ndalimin e përndjekjen.  Ata mund të  bëhen  faktor i përmirësimit , ndaj shtimi i publikut  mund ta  thyejë  lojën e të  qënit thjesht variabël i funksionit –urdhër nga lart që don ti përdorë. Ka pasë momente të tilla mbrapshtie, kur edhe artisti ësht bërë vullnetarisht lojtar politik, dhe kjo ka çuar në  favorizime personash dhe në dëm të artit, pra plaga nga e cila duam të dalim si shoqëri. Orkestra, solisti, kori neveriten, këtu qëndron shprehja ‘’Art për art’’  që do të thotë izolim meqë s’ duron dot më, po edhe pavarësi e lidhje më të forta me publikun. Lufta  me anë të cilsis magjike  ia pëlcet  cipën viskoze asaj gërbulje që mbulon aktualisht periferinë por edhe lokalet e qendrës në planet e tyre për vrasje me pagesë me objektiv makinat luksoze. Me anë koncertesh të tilla cilësore, me digjime  muzike në shkolla fillore dhe të mesme, me vizita të rinis në muzeume e studim të fortë, shkulja e ngadalshme e rjetit kanceroz, do të sjellë një shërim të pjesshëm por të qëndrueshëm në tru të elitës, e vetmja që mund të organizojë zbutjen e pjesës tjetër të shoqërisë,  që ende e sheh burrninë tek klithmat histerike dhe besnikërinë tek vrasja për to, siç po e shohim.  Të posadalë nga një sistem i dhunshëm,  njerzit  s’mund të kuptonin  se si hiqet dalldia  që  i pat zaptuar, të kërkesave për të drejtat e tyre me britma e pranim të dhunës së liderve peshkues në ujë  të turbull. Kjo s’arrihet   pa  kaluar në këtë përpunim estetik që i vë kufi vetes në lakmit  e saj. Një utopi mund të thuash, mospërkim flagrant kohor mes afateve të dy alternativave ..Veçse nga artistët pedagogë të lartpërmedur, asnjë s’do të preferonte intrumentalizimin nga dikush në vend të instrumentit o zërit që posedonte. Kanë duruar në heshtje për hir të artit. Dhe fjala nuk ësht vetëm tek muzika  Esht një përballje që të sjell në mend se  sa e  vërtetë del fjala e Shekspirit  ‘Though things of foul wear brows of grace, yet grace must look so’, e cila, e kthyer shqip për rastin tonë aktual mund të thuhet ‘Sado që horri të vishet si zotni, prap zotnia duhet të mbetet i tillë’.Le të përfitojm nga favoret që na jep ministria, të cilat ngjajn të mbajn gjatë..

Next Post
“Partia Demokratike do djersij edhe shumë vite të tjera”/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Berisha është realitet politik, nuk mund ta mohojmë

“Partia Demokratike do djersij edhe shumë vite të tjera”/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Berisha është realitet politik, nuk mund ta mohojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

June 6, 2023
Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

June 6, 2023
Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

June 6, 2023
Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

June 6, 2023
Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

June 6, 2023
Fenomeni Albin Kurti

Kosova në mes të “Proamerikanizmit” të opozitës dhe “Antiamerikanizmit” të Kurtit

June 6, 2023
Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

June 6, 2023
Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

June 6, 2023
BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

June 6, 2023
Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

June 6, 2023
“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

June 6, 2023
Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

June 6, 2023
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

June 6, 2023
Dorëhiqet Helidon Bushati, Basha pa drejtues politik në Shkodër në prag të zgjedhjeve

Thirrja e deputetit opozitar: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD

June 6, 2023
Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

June 6, 2023
Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

June 6, 2023
Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

June 6, 2023
Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

June 6, 2023
SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

June 6, 2023
PD sulmon Berishën: Aleanca ‘Non grata’ mbron Dakon dhe mashtron demokratët. “Shtëpia e Ilirit”…!

Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe “Rithemelimin”

June 6, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com