Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha për deputetin kristiano-demokrat në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum.
Beridha tha se deputeti gjerman nuk duhet të ndërhyjë në punët e PD, pasi folësi i Grupit Parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Europian, deklaroi me 19 maj per DW se nuk do të bashkëpunojnë me PD-në, nëse ajo i kthehet së kaluarës.
Ne nje postim ne Twitter, Bardhi thote se Sali Berisha “nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht”.
Gazment Bardhi postim ne Twitter:
SB duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të 🇺🇸, tashmë edhe partnerët 🇪🇺 po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.
Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.
Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.
g.kosovari