Aksidentohet familja që po udhëtonte në drejtim të Rinasit.
Ngjarja ndodhi në aksin Milot- Mamurras.
Mjeti taksi i cili po transportonte drejt Rinas-it, gruan me 3 fëmijët, doli nga rruga dhe u përplas në anë të saj.
Për pasojë ka ndërruar jetën Prena Gjetani 56 vjeçe, ndërsa tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.
/a.r