Teksa sot zhvillohej komisioni për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, mes të pranishme ka pasur të qeshura.
Dhe kjo u shkaktua nga kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, i cili tentonte të bënte shumatoren e votave.
“A keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë,” tha Duka duke qeshur, dhe pranë tij edhe Fatmir Mediu, teksa ka bere nje perqasje me “arithmeriken” e Bashes.
“Ju silleni njëherë një propozim se ndoshta nuk e votojmë, por gjithsesi procesi të jetë i qartë. Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur.
Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë,” tha Duka./m.j