Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj foli sot në Komisionin e Ligjeve për drejtësinë e re dhe institucionet e saj.
Krahas vlerësimeve, Xhafaj nuk ka kursyer kritikat dhe rekomandimet përkatëse.
Xhafaj deklaroi se disa institucione të drejtësisë së re nuk e kanë arritur pritshmërinë e publikut për përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe transparencë, duke përmendur këtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend.
Drejtësi e re do të thotë kushtetutë dhe ligje të reja. Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin. Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve kryesisht KLP nuk e ka arritur. Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Do e mbani ju”, tha ai.
Deputeti socialist deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më parë në këto 30 vite.
“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari. Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht.
Ka qenë zv/kryetar i këshillit. Është përgjegjësi. Nuk është privilegj. Prokurorët sot ju thatë që janë më të pavarur se kurrë. Kushtetuta dhe ligji janë garantët e tyre. A veprojnë prokurorët sit ë pavarur? A e ndihmojmë ne këtë proces? A bëheni ne barrikadë për ta influencuar”, u shpreh Xhafaj.
Ai shtoi se në raportin e fundit theksohet se janë në pritje që Kuvendi të zgjasë afatin e KPK duke nënvizuar se ky vendim ka tashmë disa muaj që është marrë.
“Nuk është politika sot që ka ndikim te prokuroria. Jeni ju për interesat tuaja të vogla. Para se të vija këtu kam takuar prokurorë, gjyqtarë, pedagogë. Ky raport për Kuvendin nuk është. Nuk ka lidhje me atë që ka parashikuar kushtetuta dhe ligj. Post të tjerave kë gjëra që të bëjnë të çuditesh. Në raportin e Këshillit flitet që po presin që Kuvendi të zgjasë afatin e KPK. Ka muaj që është miratuar kjo. Mora një shembull nga shumë gjëra që kam lexuar këtu. Ndihem keq. Unë po i kthehem asaj që është detyrimi jonë sot këtu. KLP ka 65 punonjës në organikë. I bie 5 punonjës për një anëtar”, deklaroi Xhafaj.
g.kosovari