• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disa institucione të drejtësisë së re s’i kanë arritur të gjitha pritshmëritë”/ Xhafaj: Anëtarët me paga si asnjëherë në 30 vite

by Java News
18/05/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj foli sot në Komisionin e Ligjeve për drejtësinë e re dhe institucionet e saj.

Krahas vlerësimeve, Xhafaj nuk ka kursyer kritikat dhe rekomandimet përkatëse.

Xhafaj deklaroi se disa institucione të drejtësisë së re nuk e kanë arritur pritshmërinë e publikut për përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe transparencë, duke përmendur këtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend.

Drejtësi e re do të thotë kushtetutë dhe ligje të reja. Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin. Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve kryesisht KLP nuk e ka arritur. Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Do e mbani ju”, tha ai.

Deputeti socialist deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari. Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht.

Ka qenë zv/kryetar i këshillit. Është përgjegjësi. Nuk është privilegj. Prokurorët sot ju thatë që janë më të pavarur se kurrë. Kushtetuta dhe ligji janë garantët e tyre. A veprojnë prokurorët sit ë pavarur? A e ndihmojmë ne këtë proces? A bëheni ne barrikadë për ta influencuar”, u shpreh Xhafaj.

Ai shtoi se në raportin e fundit theksohet se janë në pritje që Kuvendi të zgjasë afatin e KPK duke nënvizuar se ky vendim ka tashmë disa muaj që është marrë.

“Nuk është politika sot që ka ndikim te prokuroria. Jeni ju për interesat tuaja të vogla. Para se të vija këtu kam takuar prokurorë, gjyqtarë, pedagogë. Ky raport për Kuvendin nuk është. Nuk ka lidhje me atë që ka parashikuar kushtetuta dhe ligj. Post të tjerave kë gjëra që të bëjnë të çuditesh. Në raportin e Këshillit flitet që po presin që Kuvendi të zgjasë afatin e KPK. Ka muaj që është miratuar kjo. Mora një shembull nga shumë gjëra që kam lexuar këtu. Ndihem keq. Unë po i kthehem asaj që është detyrimi jonë sot këtu. KLP ka 65 punonjës në organikë. I bie 5 punonjës për një anëtar”, deklaroi Xhafaj.

g.kosovari

Next Post
Marrëveshja e ekstradimit me Spanjën/ Gledis Nano: Kemi vënë në pranga 7 persona për trafikim lëndëve narkotike, sekuestrim…!

Marrëveshja e ekstradimit me Spanjën/ Gledis Nano: Kemi vënë në pranga 7 persona për trafikim lëndëve narkotike, sekuestrim...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

July 17, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

July 17, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

July 17, 2026
Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

July 17, 2026
Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

July 17, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

July 17, 2026
Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In