Policia italiane ka çmontuar një shoqatë kriminale në Rustica dhe ka vënë në pranga 14 persona.
Massimo Carminati, një nga “bossët” e Mafia Capitale, i përgjuar në kuadër të operacionit “Bota e Mesme” u shpreh: Ata janë të fortë dhe të pamëshirshëm.
Carminati i referohej grupit të trafikantëve të drogës të drejtuar nga Daniele Carlomosti, 43 vjeç, i quajtur “gjigant.”
Përveç trafikut të drogës nga Afrika e Jugut, banda kishte ngritur dhe një dhomë torture në një apartament në Rustica, ku torturoheshin ata që nuk paguanin borxhet e tyre.
Në vitin 2018, kur një burrë që i kishte borxh 64.000 euro u rrah dhe u torturua. Ai ishte detyruar të zhvishej dhe të shtrihej, ndërsa mbi mobilje kishte qese në mënyrë që të mos mbeteshin njolla gjaku.
Tortura zgjati 6 orë dhe grupi e kishte filmuar e më pas ja kishte çuar vëllait dhe partneres së tij, në mënyrë që ata ta kuptonin se rrëmbyesit nuk bënin shaka.
Carlomosti u arrestua nga karabinierët gjatë një operacioni të zhvilluar në kompleksin e banesave publike në via Delia, alla Rustica, së bashku me 13 persona të tjerë.
Hetimi i koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut nisi në nëntor, pesë vite më parë pas plagosjes së një të njohuri të vëllait të “gjigantit” po në Via Delia.
Gjatë hetimeve, karabinierët rikonstruktuan disa episode të veprimtarisë së bandës. Hetimet e këtij operacioni gjithashtu kanë zbardhur dhe tentativën e këtij grupi kriminal për të transportuar nga Maroku një gomone me 1000 kg marijuanë, por që u sekuestrua në brigjet afrikane./m.j