Një taksist shqiptar ka paditur një modele greke që i hodhi një video në Tik-Tok.
Mësohet se taksisti 58-vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ka paditur modelen e njohur greke, Stella Samnioti.
Ai ankohet se modelja i ka dëmtuar imazhin, duke pretenduar se ka përdorur hapësirën kibernetike për t’i shkatërruar jetën.
58-vjeçari që jeton prej 25 vitesh në Greqi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon përmes aplikacionit Taxibeat, deklaron se nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale dhe është informuar për videon e ngarkuar nga modeli në platformën Tik Tok nga një i afërm i tij. E më pas shqiptari ka njoftuar edhe shefin e tij.
“Unë vij nga Shqipëria, jam pesëdhjetë e tetë vjeç dhe nga viti 1997 jetoj dhe punoj në Greqi, jam i martuar dhe kam dy fëmijë përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, djali im i parë punon parukier dhe djali i dytë si kuzhinier në Norvegji. Punoj pa ndërprerje që kur erdha në Greqi. 5 vitet e fundit punoj si shofer taksie. Për 25 vite radhazi, pra sa kam qenë në Greqi, nuk kam pasur asnjëherë probleme me autoritetet greke, as edhe familja ime. Unë kam qenë gjithmonë një qytetar shembullor dhe i ndershëm, gjithçka që më interesonte ishte t’i jepja familjes sime një të ardhme më të mirë dhe kushte të mira jetese. Në fund të fundit, deri më sot askush nuk më ka akuzuar për asgjë. Ajo video më ndikon punën. Në datë 20.04.2022 kam rënë dakord të marr një itinerar përmes aplikacionit “taksibeat” me të cilin punoj. E mora të akuzuarën nga lokacioni i mësipërm dhe u nisa për në rrugën e përshkruar më sipër. Ne nuk duhet të devijojmë nga itinerari origjinal për arsye transparence dhe sigurie të klientit. Kur më kërkoi që të ndryshonte lokacion, i thashë që nuk mund ta bëja. Pas tre minutash ajo doli nga taksi, pa e mbyllur derën por ajo mu kthye duke ulëritur. Aty u nxeha. Ishte ora 6:30 e mëngjesit dhe kisha gjithë natën jashtë në punë.”
Atë ditë, mediat greke raportuan se taksisti shqiptar, i paidentifikuar, u nxeh pasi modelja i kërkoi që ta linte 50 metra para destinacionit përfundimtar. Në këtë moment, po sipas saj, taksisti doli nga mjeti dhe filloi ta ndiqte rreth makinës pa asnjë arsye duke e share, por megjithatë ajo ia doli që ta filmonte.
/a.r