Finalja/ Ekipi i Feynord do qëndroj në bregdetin e Durrësit

Ndeshja finale e conference league që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë ka sjellë fluks rezervimesh në hotele nga tifozeritë e Romës dhe Fejnordit.

Jo vetëm në kryeqytet, po dhe në Durrës një pjesë e hoteleve nuk kanë më dhoma në dispozicion për datat 24-25 maj, ndërsa hotele të tjera janë në rezervim e sipër.

”Situata është shumë e mirë. Hoteli është komplet i rezervuar, 120 dhoma, nga skuadra e Feynoord–it, familjarët dhe shoqëria e tyre. Është një grup që ka rezervuar të gjithë hotelin. Ne kemi privilegjin të akomodojmë futbollistët dhe njerëzit e tyre. Të gjithë hollandezë”, shprehet Blerim Norja, administrator hoteli.

Tifozëria që akomodojnë duket se do të diktojë dhe preferencat e strukturave hoteliere për skuadrën fituese të kësaj finaleje.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com