Integrimi evropian/ Nuk ka ende zgjidhje mes Shkupit e Sofjes

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov po përgatit tradhti kombëtare, akuzon kryetari i nderit i VMRO-së bullgare, Krasimir Karakaçanov.

“Ka një vendim të qeverisë bullgare nga viti 2019, ka vendim të parlamentit nga viti 2019, gjithashtu ka vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga viti 2020 dhe kishte një vendim të Këshillit në janar të këtij viti. Qëndrimi bullgar është i qartë: nuk bëhen kompromise për temën e Maqedonisë derisa nuk ndryshon politika e Shkupit ndaj Bullgarisë”- deklaroi Krasimir Karakaçanov, VMRO Bullgari

E më 22 maj nuk do të ketë konferencë të përbashkët qeveritare me Bullgarinë, sepse axhendat nuk e lejojnë këtë. Ministritë e Punëve të Jashtme për momentin po shkëmbejnë ide, por nuk ka zgjidhje të harmonizuar të përbashkët që mund të jetë bazë për marrëveshje të ndërsjellë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Zgjidhja me Bullgarinë, sipas Kovaçevskit, është e mundur vetëm nëse bazohet në vlerat evropiane, parimet e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve.

Maqedonia e Veriut pret që Bullgaria të zhbllokojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë që bisedimet e Shkupit me BE-në përfundimisht të fillojnë, tha për “Tanjug” zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

“Që nga formimi i qeverisë së re në janar, po punojmë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave me BE-në. Kemi dialog intensiv me Bullgarinë, kemi plan reformash që po e zbatojmë dhe edhe pse nuk jemi të lidhur me data, presim që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe të përdorim lidershipin e Emanuel Makron dhe Francës gjatë presidencës së tyre dhe të fillojmë negociatat”- tha Bojan Mariçiq, Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane

Takim midis qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të ketë më 24 maj në Romë gjatë përkujtimit të Shën Kirilit dhe Metodit. Këtë vit, delegacion qeveritar, dhe jo përfaqësues nga Presidenca, do të udhëtojë në Vatikan.

-Presidenti nuk do të udhëtojë në Romë. Sipas rotacioneve të udhëheqjes shtetërore, që është një praktikë e kahershme, këtë vit delegacioni shtetëror në Vatikan për të nderuar vëllezërit e shenjtë Shën. Kirili dhe Metodi, do të udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski”- tha kabineti i kryetarit të RMV-së Stevo Pendarovski për TV21

Delegacioni i 24-të i Maqedonisë në Romë do të përbëhet nga ministra, në përbërje të të cilit do të jetë edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com