Qeveria do të marrë nën kontroll paketën dërrmuese të aksioneve të 15 ujësjellësve, që ndodhen tashmë në proces falimenti.
Formula e menaxhimit të këtyre ndërmarrjeve, pas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave parashikon që 51% e aksioneve të kalojnë në varësi të AKUM-it dhe 49% e aksioneve iu mbeten bashkive. Për ekspertin e pushtetit vendor, Agron Haxhimali as kjo ndërhyrje në menaxhim nuk i shpëton këta ujësjellës nga kriza financiare.
Haxhimali parashikon një rritje të çmimit të ujit të pijshëm, si e vetmja mënyrë për të mbuluar problemet financiare të këtyre ndërmarrjeve dhe realizimin e investimeve të munguara në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.
Pak ditë më parë edhe Enti Rregullator I Ujit ka hartuar një metodologji për rritjen e tarifimit të ujit. Ende në vendin tonë shqetësim mbetet furnizimi me fasha orare të ujit 6-12 orë në ditë dhe cilësia e ujit që edhe pse në vitin 2022 nuk mund të konsumohet direkt nga çezma.
A2 /a.r