• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vilat e politikanëve, koha e transparencës!

by Ylli Pata
12/05/2022 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Hapja e lojës së vilave nga Gazmend Bardhi, i ka dhënë një dimension tjetër, një vibrimi publik në lidhje me atë që quhet “kamja e politikës”.

Një vilë që është vënë në shitje thotë Bardhi e që kushton gati 700 mijë euro.

Nëse ky fakt do të publikohej në vitet e para kur diskutohej reforma në drejtësi, pra kur kishte një “perceptim spartan” ose siç i thonin kundërshtarët e reformës “gjykim popullor”, buja do të ishte më e madhe.

Megjithatë, Shqipëria nuk është ndonjë vend ku bëjnë skandal vilat e politikanë apo zyrtarëve të lartë. Në fillim të viteve 90 ishin vilat e Selitës ku vendosën disa, e më vonë pati raste të tjera shtëpish të mëdha që quhen vila.

Megjithatë, rasti i Lalzit, apo më saktë atij që quhet “Kompleksit” të politikanëve të lartë, ka krijuar një frymë e legjendë urbane pas vitit 2007, kur ajo zonë pati edhe sekserë të nivelit të lartë, që ishin të lidhur ngushtë me qeverinë e asaj kohe, e kur në Gjirin e Lalzit u zhvillua një protestë e banorëve kundër ndërtimit të zonave rezidenciale.

Vite më parë, shumë vite më parë, qeveria dërgoi Forcat Speciale në Gjirin e Lalzit kundër banorëve që kundërshtonin rrethimin e zonës bregdetare për të ndërtuar zona rezidenciale.

Por gjithçka më pas mori rrjedhë “normale”. Në media, në rrjete e në public flitet për vila të politikanëve në zona rezidenciale në Tiranë, në zona rezidenciale në Qerret, në zona rezidenciale në jug, por gjithsesi ikonë ka mbetur Lalzi, zona ku kanë vilat e tyre njerëz të rëndësishëm të politikës.

Një vilë 700 mijë euro? Një person me 4 mijë euro në muaj mund ta blejë atë vilë për 15 vjet. Por siç dihet vilat në Lalëz janë shtesë, pasi kanë edhe banesa apo rezidenca në Tiranë. Gjithsesi kjo nuk është material për gjykim popullor, sidomos nga njerëz që të ardhurat e tyre nuk i arrijnë kurrë, madje në të gjithë historinë e tyre fisnore mundësitë e rezidencave të Lalzit.

Por ka të tjerë që i arrijnë, se bëhet fjalë për një sistem kapitalist, ku disa fitojnë më shumë e disa më pak, disa fitojnë në një periudhë të shkurtër “botën” e disa e humbin atë.

Megjithatë ne kemi parë këto vite që këta posedues të vilave, që madje kanë shpërndarë ujë në protestat me Mercedes GL, flasin për të vobektit, për të varfrit, pë rata që nuk e shtyjnë dot muajin me ushqimet bazë.

Sikur këta politikanë që predikojnë e kanë predikuar, thjesht të shisnin makinat e tyre luksoze prej 20 mijë eurosh e të blenin makina normale prej 5 mijë eurosh do të krijonin një fond solidariteti, apo filantropie që do bënte punë.

Por ne nuk pamë gjatë tërmetit të 2019-s që poseduesit e vilave në Lalëz apo Qerret, që kishin edhe shtëpi në Tiranë, që t’i hapnin ato për të pastrehët që ju prishën shtëpitë. Të paktën nuk pati ndonjë nismë publike.

Gjasat janë, që kjo ka ndodhur jo se janë kaq zemër gur, por sepse nuk ka një transparencë për zotërimin e pasurive të potundshme nga zyrtarë apo edhe politikanë, gjyqtarë e prokurorë. Fshehja duket thjesht futje e kokës në rërë si struci pasi ka aq shumë përfolje, sa mund të ketë të vërteta e të pavërteta.

Siç ndodh në Shqipëri shepsh. Ndaj duhet transparenca. E këtë, individët, domethënë pronarët e vilave se kanë bërë deri tani, u takon institucioneve ta bëjnë. E nuk pa pse mos ta bëjnë, normal jo për qytetarët, por për politikanët e zyrtarët. Është me ligj….

Next Post
VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë Covid-19!

Shqipëria në 24 orët e fundit: 45 infektime të reja me Covid, asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In