Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.
Kraja theksoi gjithashtu se SPAK ka shumë çështje penale në hetim.
Arben Kraja: Sot ishim për të raportuar për vitin 2021. U zhvillua një mbledhje efektive. Në lidhje në deklaratat e kryeministrin nuk kam asnjë koment.
Nuk ndihem i intimiduar.
Ne KLP u zhvillua një mbledhje efektive me debatet e duhura dhe produktet e duhura. Nuk kam komente. Unë po punoj normalisht, gjithë prokurorët dhe hetuesit.
SPAK ka në hetim shumë çështje penale. Në çdo moment që kemi për të bërë publike diçka, i bëjmë.
Nuk kam reagime për asgjë (për deklaratat për Berishën.
SPAK ka në hetim shumë çështje penale.
Komuniikimi:
Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?
Arben Kraja: Jo nuk kam
Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?
Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën
Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?
Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë./m.j
Provo bythen e heto nga krahu i Doktorit e Likes, e shikoje a do te ndjehesh i intimiduar! Me Ramen e te tijet e ke kollaj zotrote!