Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar përditësimin më të fundit mbi situatën e luftës.
Kyiv pretendon se forcat ruse janë në mbrojtje në rajonin verilindor të Kharkiv-it dhe nuk kanë bërë ndonjë përparim të ri.
“Aktiviteti më i madh i pushtuesve është vërejtur më tej në drejtimet Slobozhansky dhe Donetsk”.
Ndërkohë, Moska vazhdon të bombardojë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Raportohet se në aty janë bllokuar edhe rreth 100 qytetarë, por kjo nuk është e verifikuar.
Ukraina gjithashtu pretendon se ka rimarrë fshatin Pytomnyk në Kharkiv.
g.kosovari