Kupa e Italisë/ Interi kthen ndeshjen ndaj Juventusit 4-2 dhe merr trofeun mes polemikave (Video)

Interi ka shënuar dhe golin e katërt ndaj Juventusit dhe fituan trofeun e Kupes se Italise.

Kupa e Italisë është e Interit për të tetën herë, pas 11 vitesh! Skuadra e Simone Inzaghi, i cili e ka fituar këtë trofe edhe me Lazion, triumfoi 4-2 pas shtesave ndaj Juventusit dhe ngriti trofeun, ndërkohë që koha e rregullt kishte përfunduar 2-2. Këtij dueli nuk i munguan polemikat, pasi u akorduan dy penallti me VAR dhe në kampin bardhezi nuk kanë munguar protestat.

Interi e nisi ndeshjen me vrull dhe shënoi gol për gjashtë minuta. Barella shtangu portierin Perin me një goditje potente në hyrje të zonës dhe “Olimpico” shpërtheu në festë. Bardhezinjtë u tronditën për momentin dhe gabimet e tyre ishin të shumta.

Gjithsesi me kalimin e minutave nisin ta marrin veten dhe sinjalin e parë e dha Paulo Dybala, i cili edhe në minutat në vazhdim u mundua shumë të shënonte. Handanovic ishte në lartësinë e duhur, sidomos në minutën e 24-t kur i mohoi golin serbit Vlahovic.

Në pjesën e parë pati edhe një tentativë të Bernardeschi, por nuk u prodhua gol tjetër. Fraksioni i dytë i lojës nisi me një mrekulli. Alex Sandro në të 50’ goditi fort nga jashtë zone dhe Handanovic nuk e ndaloi dot, duke bërë që gjithçka ta baraspeshohej.

Tre minuta u deshën që Juventusi të shënonte edhe golin e dytë. Dusan Vlahovic e përplasi në kokën e portierit të Interit topin në goditjen e parë, ndërsa me të dytën e çoi në rrjetë. Festë bardhezi, që mund të prishej nga gjuajtja e Dimarco më pas.

Minuta e 79-të solli një penallti në favor të Interit, për faull të Bonucci ndaj Lautaro Martinez. Hakan Calhanoglu nuk gaboi dhe sërish barazim në “Olimpico”. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-2.

Në shtesa loja vijoi në ekuilibër, por një penallti e protestuar shumë nga bardhezinjtë e ndryshoi balancën. Perisic e ndëshkoi Perin për herë të tretë, kurse Allegri i acaruar u nxor jashtë me karton të kuq.

Kroati për katër minuta shtangu sërish Juventusin, duke shënuar një gol fantastik që vulosi fitoren e ndeshjes dhe Kupës së Italisë për Interin.

Me poshte kronika e ndeshjes dhe vidiot respektive:

 

 

Në minutën e 24-të, Vlahovic do kishte mundësi për të vendosur ekuilibrat, por nuk do ia dilte dot, pasi goditja e tij nuk është e saktë.

Pas gjysmë ore lojë, radhën e ka Dybala për të synuar kuadratin zikaltër, por edhe këtë herë pa rezultat.

Interi do dilte përpara në të 36-tën. Fillimisht do provonte Calhanoglu por topi do ndalej në mur, më pas Brozovic e dërgoi sferën në tribuna.

Pjesa e dytë do niste aty ku përfundoi e para. Presingu bardhezi shpërblehet me  gola të Alex Sandro dhe Vlahovic, për përmbysjen.

Në minutën e 80-të, Lautaro pengohet në zonë dhe penallti.Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e saj, duke çuar shifrat në 2-2.

Interi do fitonte sërish penallti, por këtë herë do tundtte rrjetën Perisic.

4 minuta më pas, përsëri Perisic që tregon klasin e tij me një gjuajtje nga larg.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com