Në vitin e 105-të në radhë, janë publikuar vlerësimet më prestigjioze në gazetarinë amerikane.
“New York Times” fitoi tre çmime “Pulitzer” dhe u emërua si finaliste pesë herë të tjera, ndërsa “The Washington Post” rrëmbeu çmimin e shërbimit publik dhe “Reuters” atë për fotografinë artistike.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe gazetarëve që kanë mbuluar luftën ruse në Ukrainë, 12 prej të cilëve janë vrarë përgjatë sulmeve.
JOHN DANISZEWSKI
BORDI I CMIMEVE PULITZER
“Këto janë ditë të vështira dhe sfiduese për gazetarët në të gjihë botën, vetëm këtë vit, lufta në Ukrainë i ka marrë jetën 12 gazetarëve ndërsa tetë gazetarë meksikanë janë vrarë. Në Afganistan, mijëra gazetarë kanë përjetuar ekzil apo dhunë e frikësim nën regjimin taleban. Në Mianmar dhe vende të tjera, gazetaria e pavarur është minuar. Dhe në të gjithë botën, madje edhe në Amerikë, shoqëria demokratike po kërcënohet. ”
Vlerësimi për shërbimin publik mund të konsiderohet çmimi kryesor dhe këtë vit ai i shkoi “The Washington Post” për mbulimin e rrethimit të Kapitolit në SHBA më 6 janar të vitit 2021, nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, kur një turmë e dhunshme ndërpreu numërimin e votave elektorale në Kongres, që rrëzuan ish-presidentin Trump.
Çmimet “Pulitzer” jepen që nga viti 1917 si trashëgimi e gazetarit amerikan me prejardhje hungareze Joseph Pulitzer.
/a.r