Atmosfera në Gjermani vazhdon të jetë e tensionuar pasi policinë në Berlin konfiskoi një flamur ukrainas si pjesë e vendimit të qytetit për të mos lejuar flamujt ukrainas të shfaqen në publik teksa këtë javë përkujtohet fitorja mbi Gjermaninë naziste.
Philip Oltermann i The Guardian raportoi më herët se politikanët po shmangnin tubimet mes frikës se ngjarjet përkujtimore mund të përdoren për qëllime propagande.
Vladimir Putin është përpjekur të justifikojë pushtimin e tij në Ukrainë duke pretenduar se do të “denazizonte” vendin.
Ndërkohë, Gjermania është kritikuar se nuk ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj Rusisë, veçanërisht në heqjen e naftës nga Rusia.
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, e quajti ndalimin e flamurit të Ukrainës “një shuplakë në fytyrën e popullit ukrainas”./m.j
Eine politische Entscheidung von @spdberlin und @dielinkeberlin 🤬
Man kann sich nur dafür schämen 😔pic.twitter.com/ACV7Qz4eg2
— Stefan Hennewig (@StefanHennewig) May 8, 2022