UEFA ka aprovuar teknologjinë e golit për Kampionatin Europian dhe për Ligën e Kampionëve. Shtëpia e futbollit evropian ka konfirmuar se teknologjia do të përdoret duke filluar nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve, derisa ka bërë të ditur se sistemi i golit pritet të aprovohet edhe për Europa League. Teknologjia e golit tashmë është duke u përdorur në Premier Ligë, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.