Dy vëllezër shqiptar bashkë me gratë e tyre kanë dalë në një nga lagjet e Pireut të Greqisë për të shitur kokainë, por kanë rënë në prangat e policisë.
Për t’iu fshehur syrit të efektivëve, dy vëllezërit përkatësisht 24 dhe 26 vjeç së bashku me gratë e tyre kishin marrë edhe njërin nga fëmijët me vete. Ndërsa njëra nga gratë e kishte fshehur qeset e kokainës mes gjoksit të saj.
Njëri prej vëllezërve, 26-vjeçari kishte punuar më parë pranë Autoriteteve greke kundër vjedhjes komunikonte përmes telefonit për t’ua shitur drogën “klientëve” .
Vëllai i tij 24-vjeçar dhe blerësi i mundshëm një 36-vjeçar po qëndronin brenda makinës.
Policia e kuptoi se bëhej fjalë për trafik droge dhe ndaloi 24 vjeçarin. Brenda Fiatit të zi në pronësi të 24-vjeçarit hipi gruaja e tij së bashku me foshnjën. Nga kontrolli i policisë në makinë u gjetën pako marijuane, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese me kokainë! Ajo u kërkoi falje efektivëve të policisë ndërsa tha se drogën e kishte fshehur në gjoks që të mos arrestohej burri i saj.
“Droga e gjetur tek unë është e burrit tim EM. Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja burrin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është trafikant, por përdorues droge”, tha 24-vjeçarja në polici. Ndërkaq edhe gruaja tjetër që hipi në makinën e dytë e kishte drogën në gjoks. Tek ajo u gjetën tre qese kokainë dhe 470 euro. Personi i cili do të blinte drogën një 36-vjeçar, të cilit i iu gjetën 4.2 gramë kanabis, ka theksuar se shitësit 26-vjeçar i kishte dhënë 20 euro.
I pyetur se si ishte fiksuar shitja e drogës, ai tha se kishte folur me një person të panjohur një orë më parë përmes Facebookut.
Kur policia i kërkoi të telefononte këtë person në celular, atëherë ra zilja e telefonit të 26-vjeçarit shqiptar…
Ai dhe vëllai i tij pretenduan se drogën e kishin blerë për përdorim personal.
“Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge që e blemë për 400 euro, për dy ditët në vijim nga një person. Drogën u dhamë grave tona për ta mbajtur. E kishim thjeshtë për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit./m.j