Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka zhvilluar sot një vizitë të paparalajmëruar në qytetin ukrainas të Irpin.
Irpin u rimor nga trupat ruse në fund të marsit pas luftimeve të ashpra.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Markushyn, bëri njoftimin për vizitën e Trudeau në Telegram:
Sapo pata nderin të takohem me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili erdhi në Irpin për të parë me sytë e tij gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i kanë shkaktuar qytetit tonë.
Ai postoi gjithashtu një foto të Trudeau duke qëndruar në një rrugë në sfondin e ndërtesave të shkatërruara të apartamenteve./m.j