Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Fifi nisi një lidhje me Adis Patushin. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun pasi ka qenë për shumë vite bashkë me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Lidhur me romancën e tyre, ka reaguar dhe modelja.
Gjatë një interviste televizive, e pyetur se çfarë mendon për këngëtaren, Adrola ka surprizuar me fjalët e saj. “Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj.
Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola. Kujtojmë që Fifi ka dhënë detaje së fundmi se si ka nisur gjithçka mes tyre. Ajo tha se kishte qenë e para që i kishte shkruar pasi ai pyeti Kledin për shenjën e saj të horoskopit./m.j