Manchester City ka kompletuar transferimin e Kosovare Asllanit. 26-vjeçarja e cila ka realizuar 80 paraqitje për përfaqësuesen e Suedisë, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2017 dhe së fundmi ka luajtur për ekipin e Paris Saint-Germainit. E shkathtë dhe e shpejtë, kosovarja ka përvojë në Ligën e Kampionëve, derisa shpesh herë është krahasuar me superyllin Zlatan Ibrahimoviç. “Ndjehem mirë që jam këtu”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të City-t. “Jam e mahnitur me klubin dhe mënyrën se si ka krijuar ekipin”.