Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur mesditën e kësaj të premtjeje në Shkodër, ku si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy turistë.
Sipas autoriteteve mësohet se një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin David Gjonaj, 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, ku udhëtonte një çift polak të cilët kanë humbur jetën.
Si pasojë e përplasjes bëhet me dije se kanë humbur jetën turistët polakë shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja Marta MakoWska, 42 vjeçe.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.
“Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ë. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari