• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti me dy turistë të vdekur në Shkodër/ Policia jep detaje

by Java News
06/05/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur mesditën e kësaj të premtjeje në Shkodër, ku si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy turistë.

Sipas autoriteteve mësohet se një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin David Gjonaj, 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, ku udhëtonte një çift polak të cilët kanë humbur jetën.

Si pasojë e përplasjes bëhet me dije se kanë humbur jetën turistët polakë shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja Marta MakoWska, 42 vjeçe.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

“Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ë. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e policisë.

g.kosovari

Next Post
PD sulmon Dakon: Nuk ke shpëtim, do arrestohesh për blerjen e votave

Pampuri njofton vendimet e PD: Mbledhje e kryesisë së grupit çdo të premte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com