Ministrja austriake për Çështjet e BE-së dhe Çështjet Kushtetuese, Carolyn Edtstadler, u shpreh se pranimi i Ukrainës në BE nuk mund të arrihet “në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”.
Lajmin e bëri të ditur “Euractiv”, duke cituar deklaratën e zyrtares austriake.
Kjo pasi “disa shtete në Ballkanin Perëndimor (përfshirë Shqipërinë) kanë pritur dekada për këtë hap”.
Ajo shtoi se nuk mund të ketë procedurë të përshpejtuar për Ukrainën.
Së fundmi, ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg e ftoi Ukrainën të shqyrtojë mënyra të tjera për t’u afruar me BE-në sesa anëtarësimin.
“Ministri i Punëve të Jashtme donte gjithashtu të thoshte se mund t’ju duhet të tregoni kreativitet në mënyrën se si e njihni Ukrainën me vlerat perëndimore.
Natyrisht, Ukraina dëgjoi refuzimin e anëtarësimit në BE, dhe nuk ishte kjo ajo që synohej dhe ky nuk është qëndrimi i Austrisë”, theksoi Edtstadler.