Këto deklarata janë një shuplakë në fytyrë për të gjithë ato femra që u ngacmuan seksualisht natën e ndërrimit të viteve në qytetin e Këlnit në Gjermani. Një turmë prej 1 mijë djemsh, me origjinë arabe ose afrikano-veriore, ngacmuan dhe vodhën qindra femra në qendër të qytetit. Por imami i Këlnit, Sami Abu-Yusuf thotë se fajin e kanë viktimat. Në një intervistë për televizionin rus, Ren TV, ai tha se femrat i kanë provokuar këto sulme, pasi mes të tjerash ato kishin hedhur edhe parfum. Imami predikon në xhaminë Al Tahuid. “Një nga arsyet përse meshkujt myslimanë përdhunojnë ose ngacmojnë femrat vjen për shkak të mënyrës se si vishen ato. Nëse ecni gjysmë-lakuriq ose jeni të parfumosura, ndodhin të tilla gjëra. Është sikur të hedhësh benzinë në zjarr”, tha ai.