Rasti i parë i hepatitit akut është zbuluar te një foshnjë në Heraklion të Kretës në Greqi.
Mediat Helene raportojnë se pak kohë më parë djalit 14 muajsh iu shfaqën simptoma të hepatitit, ndaj prindërit e tij e çuan për ekzaminim tek pediatri.
Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast është përfundimisht një rast i hepatitit akut.
Mjekët kanë rekomanduar monitorimin e vazhdueshëm të tij. Në të njëjtën kohë, në mikroskop është vënë edhe fakti që disa muaj më parë ai u sëmur me koronavirus.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht.
Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.
Raste të reja janë raportuar edhe në Britani të Madhe, SHBA, Izrael, Japoni dhe Belgjikë./m.j