Një rast me hepatit është zbuluar tek një foshnjë në Heraklion të Greqisë ndërsa po hetohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjes inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.
Gjithçka nisi pak kohë më parë kur fëmijës iu shfaqën simptoma të hepatitit dhe prindërit e tij e çuan për ekzaminim tek pediatri.
Mjeku ka konstatuar një ënjtje në mëlçi dhe ka shkruar menjëherë analizat e nevojshme, i shqetësuar për zhvillimet ndërkombëtare lidhur me rastet e hepatitit akut. Ekzaminimet thuhet se treguan një rritje të mprehtë të transaminazave të tij, por janë ende nën pragun normal. Fëmija i vogël ekzaminohet vazhdimisht ndërsa monitorohet nga afër nga mjekët. Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast konsiderohet përfundimisht i dyshimtë në lidhje me hepatitin akut që mbizotëron te fëmijët britanikë.
Autoritetet shëndetësore në mbarë botën po hetojnë një rritje misterioze të rasteve të rënda të hepatitit, inflamacion i mëlçisë te fëmijët e vegjël. Më shumë se 190 raste janë identifikuar, me shumicën në Britani, e cila ka raportuar 108 raste që nga janari ku një rast është dyshuar edhe në vendin fqinj, Greqi. Vende të tjera duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Danimarkën, Irlandën, Holandën dhe Spanjën kanë raportuar gjithashtu një numër më të vogël të rasteve.
g.kosovari