Arben Imami, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, u përqendrua fillimisht në problematikën e vendimmarrjes. Në një përmbledhje ai rikujtoi edhe njëherë rëndësinë e lirisë e njëkohësisht mungesën e saj në parti. Më tej, ai tha se institucionet janë tashmë nën kontrollin e një grupi të caktuar njerëëzish ndërsa e quajti procesin e zgjedhjeve të manipuluar.
Arben Imami: Kjo është një hapje atipike, jo e zakonshme megjithatë unë do vazhdoj sikur jemi në një kongres normal partie. Do përqendrohem në dy probleme vendimtare jo për të shkuarën e partisë, për të ardhmen e partisë, për rithemelimin e PD.
Së pari, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe përfaqësime, dhe e dyta, pse konservatorizmi. Ngjarjet e muajve të fundit dhe ky kuvend janë dëshmi se demokracia në parti dhe pjesëmarrja në vendime mund të funksionojnë, se anëtari i partisë është themeli i partisë. për herë të parë para disa muajsh, në Dhjetor u thirr një kuvend nga anëtarët e kuvendit.
Referendumi i Dhjetorit ishte një ngjarje me vlerë historike për demokracinë shqiptare ku anëtarësia e gjerë mori vendimet më të rëndësishme politike për të ardhmen e kësaj partie. Votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale nga anëtarësia garantoi mbështetjen e tyre në zgjedhjen dhe i dhanë fuqi votës dhe anëtarit të partisë në një nivel të ri të paparë në Shqipëri. Liria është e drejtë për pjesëmarrje në proceset politike për t’u dëgjuar, për të qenë vendimmarrës brenda një kuadri të drejtash të përcaktuara dhe të barabarta.
Ajo që dua të veçoj si problem është parimi i përfaqësimit. Kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problem themelor i kohës sonë. Vendin tonë kjo krizë e ka mbërthyer dhe më keq. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore dhe në emër të demokracisë apo shumicës false vendosin për grabitjen e organizuar të pronës publike dhe private, kapjen dhe asfiksimin e drejtësisë, debilizimin e institucioneve, falsifikimin e demokracisë dhe tregut, blerjen e votës dhe shtrembërimin e vullnetit sovran të saj. Në nivelin e komuniteteve lokale nuk ka më përfaqësim. Një akt antidemokratik që largon deputetin dhe zgjedhësin nga përfaqësimi dhe të zgjedhurit.
Ajo që ndodhi në partinë tonë ishte krizë e përfaqësimit. Ish-kryetari etj manipuluan vendimmarrjen dhe në shkeljen e statutit bënë spastrimin e partisë duke filluar nga grupseksionet, komunat e duke vijuar më lart në operacionin që u mbyll në fundin e Gushtit-fillim Shtatorit të vitit të kaluar. Zgjedhjet e kontrolluara të manipuluara, të falsifikuaraa për kryetarin e partisë në 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme elektolale dhe shkeljeve statutore ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë u e justifikon shkeljen e parimit të votës dhe besimit të anëtarit të partisë.
/a.r