Në një takim me drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, ministrja Belinda Balluku ka dhënë lajmin e mirë se në 3-mujorin e fundit të 2022-shit, bursa energjitike shqiptare do të jetë operacionale dhe kjo do të japë mundësinë që të hapet tregu i lirë i energjisë.
Gjatë fjalës së saj, Balluku ka thënë se së fundmi është nisur një projekt me USAID përsa i përket ndërtimit të parqeve eulike në det.
Belinda Balluku: Së fundmi kemi nisur një projekt me USAID përsa i përket ndihmës teknike për të pasur një mundësi të re në këtë gjenerim që është ajo e ndërtimit të parqeve eulike në det.
Lajm i mirë që i prek të gjithë pavarësisht kur flitet për një kohë krize, duhet thënë se pavarësisht këtij fakti ne jemi shumë të lumtur të deklarojmë se në 3 mujorin e fundit të 2022-shit, bursa energjitike shqiptare do të jetë operacionale dhe ne do të kemi mundësi që të hapim përfundimisht, njëherë e mirë tregun e lirë të energjisë.
Shqipëria është rreshtuar si vendi i parë që ka përmbushur planin për energjinë. Është bërë një punë me volume të konsiderueshme. Ne kemi qëndruar në të gjitha hapat që kemi pasur për reformën energjitike dhe për ta shndërruar këtë sektor ku transparenca dominon.
/a.r