Kanë mbërritur në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA.
Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa ata janë mirëpritur nga ambasadorja Yuri Kim.
Kjo ngjarje historike nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë që të vazhdojë të përmbushë objektivat e saj të NATO-s në aftësi dhe kontributin në mbrojtjen e Aleancës.
“Ambasadorja Kim mirëpriti në Shqipëri Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, teksa ata nisin rotacionin e tyre 6 mujor në bazën ushtarake në Zall Herr. Ambasadores Kim iu bashkua Komandanti i Forcave Tokësore Shqiptare, Gjeneral Brigade Arben Kingji. Së bashku ata ndoqën të parin nga shumë trajnime stërvitore që forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Shqipërisë do të zhvillojnë së bashku.
Kjo ngjarje historike nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë që të vazhdojë të përmbushë objektivat e saj të NATO-s në aftësi dhe kontributin në mbrojtjen e Aleancës” shkruan Kim në postimin e saj./m.j
Pushtimi amerikan i Shqipërisë.Faleminderit ShBA.Na bëni shtetin e 51 dhe do të jemi shumë të lumtur: Pa Atdhe,pa liri,pa drejtësi,pa dinjitet njerëzor.