Kur duhen edhe mjaft muaj që të nisë, megjithatë deri më tani është përfolur për shumë personazhe që mund të jenë pjesë e BBV2.
Ish-Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi nëse do të bëhej – ose jo – pjesë e “Big Brother Vip 2.”
Ajo u shpreh se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.
“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i ‘BBV’. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, tha Valbona.
Ish-Missi gjithashtu foli edhe për dashurinë për televizionin, duke zbuluar se ka një projekt që po e zhvillon.
“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.”, tha ajo.
Gjithashtu ajo foli edhe për politikën, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë ambicie ndaj edhe nuk do t’i bashkohej.
Selimllari shtoi se sipas saj Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare.
“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare. Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo.”, u shpreh Selimllari.
/a.r