Pavarësisht viteve që kalojnë, Lauren Hutton nuk pranon të ndërhyjë në pamjen e saj dhe në moshën 78-vjeçare shprehet se ndihet më “seksi se kurrë”.
Top modelja e cila ka pozuar në pasarelat e viteve 60-70 është fotografuar për kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” për numrin e muajit maj, duke mbuluar me duar gjoksin e saj, e zhveshur dhe me xhaketë supeve.
E ndërsa kjo është një nga kopertinat që ka realizuar ku ka qenë më e zbuluar se asnjëherë, tregon se nuk i vinte turp gjatë setit fotografik, pasi mendonte se përballë ka fytyrën e të dashurit.
Në intervistën që ka dhënë, modelja e njohur ka folur për hapat e saj të parë në këtë fushë dhe ka përmendur se kur ka nisur, ka punuar për 50 dollarë në javë. Mirëpo, me punë të palodhur dhe kokëfortësi të tepruar, ajo arriti të shndërrohej në një nga modelet më të kërkuara të kohës.
“Puna ime e parë ishte për Christian Dior. Më paguanin 50 dollarë në javë. Isha shumë e frikësuar, sepse e pashë shumë të shkurtër karrierën e modeleve dhe doja ta vazhdoja si punë”.
Për të siguruar të ardhmen e saj profesionale, ajo nënshkroi një kontratë që i lejonte të punonte për aq kohë sa të mundej.
“Ishte kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në historinë e modës. Të paktën për atë periudhë” , shpjegoi ajo.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe pamjes së saj, e cila nuk konsiderohet më se i
përshtatet standardeve moderne të modelingut, Lauren refuzon kategorikisht të “njollosë” imazhin e saj.
“Kur fillova të bëja disa foto me Steven Meisel, i thashë se nuk do të bëja asgjë për t’u dukur më e re. Dhe më pas ai u kthye dhe tha, ‘Unë të dua dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë së bashku ‘,” tha Hutton.
Arsyeja, siç shpjegon ajo, që është kundër operacioneve, është se sipas saj “ju zhdukin”.
“Ka një kufi shumë të hollë në këto gjëra që nuk duhet të kalojmë. Ka njerëz që i kam njohur, i shoh tani dhe as nuk e kuptoj kush janë. Fytyrat e tyre nuk janë aspak si njerëzit që kam njohur,” tha topmodelja.
Së fundi, duke folur për sekretet e bukurisë së saj, por edhe lëkurën që ruan deri më sot, Lauren Hutton thotë: “Zakonisht nxitoj të shkoj në shtrat, qoftë për të bërë dashuri, qoftë për të lexuar”. /Panorama/
/b.h