• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndihem më seksi se kurrë”/ Topmodelja 78-vjeçare tregon sekretet e bukurisë: Kur shkoj për të bërë dashuri…

by
26/04/2022 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht viteve që kalojnë, Lauren Hutton nuk pranon të ndërhyjë në pamjen e saj dhe në moshën 78-vjeçare shprehet se ndihet më “seksi se kurrë”.

Top modelja e cila ka pozuar në pasarelat e viteve 60-70 është fotografuar për kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” për numrin e muajit maj, duke mbuluar me duar gjoksin e saj, e zhveshur dhe me xhaketë supeve.

E ndërsa kjo është një nga kopertinat që ka realizuar ku ka qenë më e zbuluar se asnjëherë, tregon se nuk i vinte turp gjatë setit fotografik, pasi mendonte se përballë ka fytyrën e të dashurit.

Në intervistën që ka dhënë, modelja e njohur ka folur për hapat e saj të parë në këtë fushë dhe ka përmendur se kur ka nisur, ka punuar për 50 dollarë në javë. Mirëpo, me punë të palodhur dhe kokëfortësi të tepruar, ajo arriti të shndërrohej në një nga modelet më të kërkuara të kohës.

“Puna ime e parë ishte për Christian Dior. Më paguanin 50 dollarë në javë. Isha shumë e frikësuar, sepse e pashë shumë të shkurtër karrierën e modeleve dhe doja ta vazhdoja si punë”.

Për të siguruar të ardhmen e saj profesionale, ajo nënshkroi një kontratë që i lejonte të punonte për aq kohë sa të mundej.

“Ishte kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në historinë e modës. Të paktën për atë periudhë” , shpjegoi ajo.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe pamjes së saj, e cila nuk konsiderohet më se i
përshtatet standardeve moderne të modelingut, Lauren refuzon kategorikisht të  “njollosë” imazhin e saj.

“Kur fillova të bëja disa foto me Steven Meisel, i thashë se nuk do të bëja asgjë për t’u dukur më e re. Dhe më pas ai u kthye dhe tha, ‘Unë të dua dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë së bashku ‘,” tha Hutton.

Arsyeja, siç shpjegon ajo, që është kundër operacioneve, është se sipas saj “ju zhdukin”.

“Ka një kufi shumë të hollë në këto gjëra që nuk duhet të kalojmë. Ka njerëz që i kam njohur, i shoh tani dhe as nuk e kuptoj kush janë. Fytyrat e tyre nuk janë aspak si njerëzit që kam njohur,” tha topmodelja.

Së fundi, duke folur për sekretet e bukurisë së saj, por edhe lëkurën që ruan deri më sot, Lauren Hutton thotë: “Zakonisht nxitoj të shkoj në shtrat, qoftë për të bërë dashuri, qoftë për të lexuar”. /Panorama/

/b.h

Next Post
Shpërthime në një depo municioni në rajonin Belgorod të Rusisë

Shpërthime në një depo municioni në rajonin Belgorod të Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com