Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri në Durrës paraditen e kësaj të marte.
Altin Sulku ishte duke punuar në një shtëpi në lagjen numër 8 kur u qëllua me pistoletë në këmbë nga 35-vjeçari Augert Zera, i cili u shpall në kërkim nga policia.
I plagosuri u dërgua me urgjecë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre. Kjo pasi autori i kërkoi 43-vjeçarit që po punonte në banesën e fqinjit të tij të mos bënte zhurmë.
/a.r