Ukraina nuk ka arritur një marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Njoftimin e bëri zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Kjo vjen pasi Rusia njoftoi një armëpushim për të lejuar largimin e civilëve të strehuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, tashmë e rrethuar nga rusët.
“Është e rëndësishme të kuptohet se një korridor humanitar hapet me marrëveshjen e të dyja palëve. Një korridor i shpallur në mënyrë të njëanshme nuk ofron siguri, prandaj nuk është një korridor humanitar”, shkroi ajo.