Pas ngjarjes tragjike në Vidhisht të Roskovecit ku Xhevahir Hoxha masakroi nusen, bashkëshortja e tij ka tronditur me dëshminë duke thënë se e gjeti nusen me prerje të mëdha në trup.
Në një intervistë për emisionin “Zemër e Hapur” ajo u shpreh se nisi të lante gjakun e Merushes sepse askush tjetër nuk po merrej me atë gjë.
Ajo theksoi po ashtu se Merushja e mbante mirë djalin e saj, Fatjon Hoxha dhe se ishte njeri i mirë.
Vjehrra e Merushes: E mbante derën të kyçur ajo. Kur erdha e pashë nusen të shtrirë, pastaj u turrën tërë lagjia. Nuk po vinte dorë njeri, dhe mora lava gjakun. Ça do bëja unë?! Bishtin e sfurkut e gjetën matanë, kishte prerje të mëdha.
Ish-nusja ka qenë dhe në varreza por jo në shtëpi, ia la me gojë burri ti vinte djali te gjyshi.
Nusja ishte shumë e mirë, e mbante me të ngrënë e me të pirë djalin.
/b.h