BBC raporton për pamje të tmerrshme nga Ukraina që janë publikuar së fundmi dhe tregojnë trupat e më shumë se 20 civilëve të pajetë përgjatë një rruge kryesore në Mariupol.
Pamjet, të postuara në mediat sociale, vijnë pasi Kombet e Bashkuara konfirmuan se po hetojnë qindra pretendime për vrasjen e civilëve që nga fillimi i pushtimit gati dy muaj më parë.
BBC thotë se ka ekzaminuar pamjet, duke numëruar gjithsej 23 trupa viktimash. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten ende të bllokuar në qytetin port jugor të rrethuar nga rusët.
Mariupoli gjendet prej javësh të tëra në luftime intensive nga forcat ruse. Ku janë filmuar pamjet?
BBC ka konfirmuar se videot janë filmuar të gjitha pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Ilyich në Mariupolin verior.
Trupat janë të shtrirë përtokë përgjatë Avenue Boika, e cila është pranë uzinës.
BBC ka përpunuar imazhet nga ndërtesat, sinjalistikat rrugore, stacionet e autobusëve dhe të dhëna të tjera vizuale që shihen në video, me imazhet satelitore dhe të rrugëve të zonës.
/b.h