• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do zgjerohet ndikimi i Moskës dhe në Ballkanin Perëndimor? Flasin ekspertët e sigurisë

by
23/04/2022 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias. Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe të shtojë trysninë ndaj aleatëve të Kremlinit në Ballkan.

Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pikat më të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa thonë se Serbia vazhdon të jetë aleatja kryesore e Rusisë në rajon.

Sipas tyre, keqinformimi është një nga mjetet kryesore që Kremlini përdor për destabilizimin e rajonit, duke synuar të minojë demokracitë, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive thotë se arma kryesore për të luftuar zgjerimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan është demaskimi i vazhdueshëm i propagandës së Moskës.

“Mënyra e vetme për ta fituar luftën e informacionit është duke qenë shumë të angazhuar dhe duke demaskuar gënjeshtrat që shpërndahen në mbarë Ballkanin. Para disa ditësh Serbia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për dërgim të armëve në Kosovë. Kjo u përhap me shpejtësi në rajon. Një ditë më pas Britania e përgënjeshtroi lajmin. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të reagojnë pas çdo lajmi të rremë në Ballkan”, thotë zonja Stradner.

Këto komente ajo i bëri gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias, ku panelistët analizuan ndikim rus në Ballkanin Perëndimor duke marrë shkas nga shembulli i Ukrainës.

Ata vlerësuan se lufta në Ukrainë ka ndikuar në shtimin e vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Por gazetarja Una Hajdari thotë se kohët e fundit vërehet një zbehje e hapave konkrete për të përmirësuar gjendjen në terren.

Ajo përmendi tri incidentet e njëpasnjëshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Edhe pse e dimë se shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Evropian, zakonisht përmes mesazheve në Twitter nuk kanë asnjë efekt në terren, të paktën e dimë se janë të informuar lidhur me këto ngjarje. Zyrtarët e BE-së kanë një vizion të kufizuar, që tani është tkurrur edhe më shumë”, thotë ajo.

Beogradi po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të Perëndimit.

Serbia mbështeti rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por vazhdon të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Qëndrimi i Serbisë shihet nga ekspertët si përpjekje e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ruajtur balancën midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Pas votimit për rezolutën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të gjithë mundohen që të mos e largojnë, duke mos i bërë trysni, sepse frikësohen se afrohet me palën tjetër. Por duhet t’i thonë le të shkojë ta provojë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat. Por nuk ekziston vullneti për ta sfiduar”, tha Kurt Bassauner nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit.

Qëndrimi ndaj Rusisë dhe konfliktit në Ukrainë ishte një faktor edhe në zgjedhjet presidenciale të Serbisë të zhvilluara në fillim të muajit prill.

Presidenti Vuçiç pati thënë se nuk ka në plan të ndryshojë qasje, duke mbrojtur aspiratatat e tij për anëtarim në BE por pa dëmtuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Rezultatet e zgjedhjeve e nxorrën atë fitues, duke i siguruar një mandat të dytë pesë-vjeçar.

“Mendoj se Aleksandar Vuçiçi është një politikan që nuk njeh limite, i interesuar që ta ruajë pushtetin. Është e rrezikshme dhe jodemokratike, sepse këta individë kur ndjejnë se mbijetesa e tyre është nën rrezik, sulmojnë duke u përfshirë në aktivitete dhe sjellje që mund të godasin interesat atlantike”, tha Richard Kraemer nga Qendra e Vlerave Evropiane për Politikat e Sigurisë.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë janë shtuar zërat në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Por Reuf Bajrovic, zëvendëspresident i Aleancës SHBA-Evropë, një organizatë në Uashington , ky synim është vështirë të realizohet, sepse Kosovës fillimisht i duhet njohja e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

“Mendoj se Kosova po paguan faturën e përpjekjeve të Perëndimit për ta mbajtur Vuçiçin në anën e tyre”, tha ai.

Katër nga 30 vendet e NATO-s, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./ VOA

/b.h

Next Post
VIDEO: E përjetoi tërmetin teksa po jepte lajmet, ja si reagon gazetarja boshnjake

VIDEO: E përjetoi tërmetin teksa po jepte lajmet, ja si reagon gazetarja boshnjake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com