Ditën e sotme në orën 19:30 do të hapet kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve. Është Autoriteti Rrugor Shqiptar që jep lajmin.
Në këtë mënyrë sipas ARRSH-së, kompletohet plani definitiv i menaxhimit të trafikut për nivelin zero.
“Sot në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
/a.r